SHARE

Rreth gjashtë ditë më parë, Elvana Gjata tregoi destinacionin e rradhës nëpërmjet postimeve në Instagram. Këngëtarja ka udhëtuar drejt Firences së Italisë por qëllimi i saktë nuk dihet ende, edhe pse dyshojmë se Elvana po përgatitet për xhirimet e klipit të ri.

Kjo, për shkak se në një prej fotove të publikuara në Instagram, Gjata ka bashkangjitur një ikonë kamere poshtë imazhit. Edhe pse e prisnim një projekt të tillë nga këngëtarja, çka vihet re është diçka tjetër.

Veshur kokë e këmbë me të kuqe, mesa duket këngëtarja ka zgjedhur këtë tendencë primare të vjeshtës së 2017-tës për paraqitjen e saj. Kostum dy-pjesësh, geta gjysmë transparente, një çantë dhe sandale – janë këto elementët që dallojnë më së shumti në përzgjedhjet e artistes.

Edhe pse kjo mbetet ende për t’u zbuluar, Gjata këtë herë na zgjoi kuriozitetin me atë çka pritet të na sjellë…

Leave a Reply