Shumë fansa menduan se mes tyre pati mjaft inate pasi të dyja ishin të lidhura me The Weeknd.

Por Bella Hadid tregon se nuk ka asgjë, përveçse mbështetje për Selena Gomez. Modelja 21-vjeçare ka pëlqyer një foto të këngëtares 25-vjeçare të postuar nga agjencia e saj e modelingut, IMG në Instagram.

Advertisement

Përplasjet në rrjetet sociale filluan kur Selena nisi të takohet me ish-in e Bella, The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye dhe motra e Gigit u përgjigj duke mos e ndjekur më Selenën në Instagram. Kjo solli dhe reagimin e çiftit të sapolidhur, duke prerë çdo lidhje mes Bella-s, Selena-s dhe The Weeknd në rrjetet sociale.

Muajin e kaluar Selena dhe The Weknd u ndanë, dhe këngëtari kanadez nuk e ndiqte më në Instagram yllin e Disney-t, miqtë dhe familjen e saj.