SHARE

Vizitën e tij në SHBA Princ Harry e ka shfrytëzuar për t’u takuar dhe me ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama, me të cilën duket se ka ruajtur marrëdhëniet shoqërore që prej kohës kur ajo dhe Barak Obama ishin në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Princi i Britanisë me ish Zonjën e parë të SHBA-së realizuan një bisedë të ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse me disa nxënës të gjimnazit “Hyde Park Academy” në Chicago, ku folën për rëndësinë që ka zëri i tyre, të qënit të frymëzuar dhe dëshirën për të ndryshuar botën.

Për nxënësit dukej e pabesueshme që ishin pranë dy prej personaliteteve më me influencë në botë. Kjo gjë duket qartë dhe nga video, ku Princ Herry dhe Michelle suprizuan adoleshentët me prezencën e tyre.


Dhe pse duket sikur Michele e ka ftuar Princin në një takim të tillë, në realitet është e kundërta. Princ harry ka ftuar ish-Zonjën e Parë në atë takim me nxënësit. Dhe këtë e konfirmon dhe vetë Michele, e cila falenderon Princin në Twitter që e ftoi në atë takim në vendin e saj.

Duhet përmendur fakti që Princ Harry dhe familja Obama shquhen për marrëdhëniet e mira sociale dhe thjeshtësinë që përcjellin në publik.

Advertisement

Leave a Reply