Calvin Harris në një lidhje të re

Calvin Harris më në fund ka vendosur të vazhdojë jetën edhe pas ndarjes me Taylor Swift. Sipas Page Six dhe Entertainment Online, Calvin Harris po del me bukuroshen Tinashe. “Ata kanë dalë për një kohë të gjatë bashkë. Ndërsa tani takimet me njëri- tjetrin janë diçka e zakonshme”, thonë burimet pranë çiftit të ri. “Të dy kanë ruajtur kontaktet edhe kur Calvin ishte me Taylor, por tani ata kanë filluar të afrohen me njëri-tjetrin”, shprehen miqtë e Calvin për Page Six. Dy të rinjtë janë parë në një club nate në Malibu këtë të shtunë, gjë që ka nxitur akoma më shumë zërat për një lidhje mes tyre.

Advertisement