Një defekt në kaldajën e shkollës 9-vjeçare në fshatin Shupenzë ka shkaktuar asfiksimin e mbi 10 nxënësve.

Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Bulqizës. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Nga dëshmitarët në vendngjarje mësohet se gjatë kohës që fëmijët ishin në mësim, teknikët po bënin prova për të vënë në punë kaldajën e re të ngrohjes që punon me pelet.

Advertisement

Në ato momente dyshohet se diçka nuk ka funksionuar siç duhet dhe nga kaldaja është çliruar tym ose gaz, detaje këto që natyrisht do t’i zbardhë hetimi.