SHARE

Një ndër të yjet më të komentuar në Hollywood për lidhjet e saj të dashurisë është padyshim 36-vjeçarja, Britney Spears.

Prej disa kohësh Britney është përfolur në media për lidhjen e saj me 23-vjeçarin, Sam Asghari, për të cilin u aludua në media se qëndronte pranë këngëtares për famë dhe para. Por mesa duket mediat janë gabuar pasi çifti ka shkëmbyer unazat dhe aktualisht janë të fejuar.

Britney është fotografuar në plazh në Hawaii, me rroba plazhi të verdha të cilat nxirrnin në pah format perfekte fizike, dhe ajo çfarë binte në sy ishte edhe unaza diamanti që këngëtarja mbante në dorën e majtë, pra në gishtin e fejesës.

Fejesa e tyre është mbajtur e fshehtë në media, por duket se ky detaj e ka “tradhtuar” këngëtaren.

Advertisement

Leave a Reply