Rikthehen shpresat për çiftin më të dashur në Hollywood, të paktën kështu raporton “E!Online”. Sipas burimeve më të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga takimet e fundit të çiftit në prag divorci. Aktori Brad Pitt, i akuzuar nga bashkëshortja Angelina, për sjellje të dhunshme kundrejt fëmijëve, ka rezultuar i pafajshëm sipas prokurorisë amerikane.

 

Në shtator të vitit të kaluar, pasi aktorja bëri kërkesën për divorc, u bë i ditur dhe lajmi se Pitt, prej kohësh kishte krijuar varësi nga alkooli dhe familja më e “persosur” në botë, po përballej me nje krizë të thellë.

Gjatë intervistës së parë, pas lajmit të bujshëm, për revistën e mirënjohur “GQ”, Brad pranoi vartësinë e tij ndaj alkoolit, duke bërë një “mea Culpa” për situatën e vështirë në familjen e tij.

Sipas “E!Online” shumë gjëra kanë ndryshuar që nga shtatori i vitit të kaluar kur çifti vendosi ti japi fund martesës. Eshtë ende herët për të folur për një rikthim të dy yjeve të Hollywoodit, por e rëndësishme për të gjithë fansat e tyre që s’i kanë humbur kurrë shpresat, është fakti se proçedurat e divorcit janë bllokuar momentalisht.

Shpresa vdes e fundit thonë, ku i dihet, familja në fund të fundit është më e shënjtë se gjithçka!