Brad dhe Angelina shesin shtëpinë e përbashkët në Nju Orleans

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë shitur shtëpinë e tyre të përbashkët në Nju Orleans për 4.9 milionë dollarë.
Cifti që u nda vetëm një muaj më parë, e kishte blerë shtëpinë në 2007-ën për 3.5 milionë dollarë.
Asokohe, 52-vjecari Pitt krijoi edhe fondacionin që do të ndihmonte në ndërtimin e shtëpivë në Nju Orleans, pasi vendi ishte goditur nga Uragani Katrina.
“U shit për një cmim të mirë. Ishte një marrëveshje e mirë për të dy. Ata janë të lumtur me këtë rezultat”, ka thënë agjentja Nina Killeen.
Shtëpia ka pesë dhoma gjumi, tre banja dhe dy gjysëm banja.
Vec kësaj cifti ka shtëpi të përbashkëta edhe në Los Angeles, Malibu dhe Long Island.
Ndërkaq burime pranë tyre tregojnë se ata do të shesin së shpejti edhe vilën e tyre në Francë.

Advertisement