Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka akuzuar sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po tenton të nxjerrë partinë e tij jashtë zgjedhjeve të 18 qershorit.

Sipas Blushit, pretendimi i këtij institucioni qëndron tek udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve, por dita e dorëzimit të listave të deputetëve.

Me ironi, Blushi thekson se është e njëjta gjë sikur 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, ta bësh 1 qershor me vendim KQZ-je.

MESAZHI I BLUSHIT

KQZ KERKON TË NXJERRË LIBRA JASHTË LIGJIT

Pabesisht KQZ ka propozuar një akt që kërkon të bllokojë pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit. Sipas Kodit Zgjedhor një parti e cila ka një mandat deputeti, gjashtë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, mund të regjistrohet në zgjedhje.

LIBRA ka dy mandate deputetësh dhe e përmbush këtë kusht. Por KQZ ka propozuar një udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Pra jo 18 qershori por 28 prilli.

Ky akt është totalisht i personalizuar dhe bëhet vetëm për të penalizuar LIBRA. Kjo është njëlloj sikur 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, ta bësh 1 qershor me vendim KQZ-je. Natyrisht nuk është mendja e BIBAVE të KQZ por e bandës së Rilindjes.

E kanë kot. LIBRA do shkojë në zgjedhje me çdo kusht dhe me çdo çmim pavarësisht nga Bibat, Bubat, Babat dhe Bebat e Rilindjes!

Digitalb KUDO Article AD

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here