SHARE

Pse këpucët Christian Louboutin janë të kuqe mbrapa?!

Po të pyesni çdo vajzë çfarë këpucësh do donte të blinte, me siguri që një palë këpucë me taka, Christian Louboutin, do ishin të parat në listë. Me takën e tyre stileto të lartë dhe ngjyrën e kuqe mbrapa, Louboutin është padyshim një markë unike që mund ta dallosh që nga larg. Por nuk e dini historinë që fshihet pas shtresës së kuqe mbrapa këpucëve…

Related image

Pasi analizoi librin e Christian Louboutin, të botuar nga Rizzoli, Marie Claire zbuloi se kur kishte nisur karrierën si një arkitekt kopshtesh, ishte pikërisht manikyri i thonjve që e frymëzoi atë. Pasi i vodhi asistentes së tij manikyrin e kuq, Louboutin leu pjesën e pasme të një këpuce thjesht për të parë sesi dukej, por në fund i pëlqeu aq shumë sa çdo këpucë e tij do të dizenjohej me një shtresë llaku të kuq.

Advertisement

Leave a Reply