SHARE

Ajo nuk është vetëm ndër të parat, por edhe blogerja më e paguar në botë. Bëhet fjalë për Chiara Ferragni-n, e cila shumë shpejt do të bëhet nënë.

Ajo është shtatzënë në muajin e pestë, me një fëmijë me partnerin e saj, artistin, Fedez. Dhe si çdo ditë që Chiara i përditëson fansat me rrugën e saj drejt mëmësisë, këtë radhë ajo ka zgjedhur të ndajë me ta barkun e saj të rrumbullakët dhe gjininë e fëmijës. Pra është djalë!!

“Djali po rritet shumë shpejt dhe jam dashuruar duke parë barkun që rritet. Çdo këshillë mëmësie në këtë rrugëtim timin është i mirëpritur. Kurrë nuk jam ndjerë kaq e lumtur!”, ka shkruar Chiara në postimin e saj.

Advertisement

Leave a Reply