Është kthyer ‘Shady’ përsëri dhe këtë herë me një album të ri.

Marshall Bruce Mathers, ose siç e njohim të gjithë me emrin e artit Eminem, është kthyer në studio për të inçizuar dhe të gjithë po flasin për kthimin e tij.

Advertisement

Sipas HITS Daily Double, Eminem do ta lançojë albumin e nëntë në vjeshtë të këtij viti, transmeton Gazeta Express.

Eminem është bërë gati për rikthimin e tij, pasi qëndroi i heshtur që nga viti 2013 kur lançoi albumin “The Marshall Mathers LP 2”.