SHARE

Ekipi i ekspertëve nga Universiteti Kingstone dhe Nottingham ka krijuar programin, i cili krijon një model 3D të fytyrës në bazë të vetëm një fotografie.

I ashtuquajturi “3D selfi” është krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, e cila njeh karakteristika të ndryshme në fotografi dhe ato më pas i konfiguron në modelin 3D. Ekipi ka përdorur bazën e të dhënave të 80.000 fotografive 2D, së bashku me modelet 3D, për të “trajnuar” kompjuterin që të njohë karakteristikat kryesore.

Teknologjia mund të përdoret edhe në filmat e animuar, si dhe për efekte speciale në filma.

Advertisement

Leave a Reply