Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka lajmëruar në llogarinë e tij në Facebook se ka vendosur që këtë herë ta festojë shumë ndryshe ditën e tij të lindjes. Ai ka thënë se në gjithë rrugëtimin e tij, është mbështetur dhe përkrahur nga ndjekësit e tij në Facebook, ndaj ka dëshirë që t’i ftojë të gjithë ata në oborrin e shtëpisë së tij luksoze në Hajvali të Prishtinës, ku do të mbahet një festë e madhe, e cila do të quhet “Facebook Party”.

Ai ka lajmëruar se festa do të nisë të shtunën, në datën 10 shtator, në orën 18:00, me një koncert të madh. Portali Prive.al ka zbuluar se dy nga të ftuarit do të jenë Dafina Zeqiri dhe Ledri Vulaj, ndërkohë që do t’u bashkohen atyre edhe 12 emra të tjerë të tregut muzikor shqiptar, por që ende nuk janë zbuluar.

Advertisement

Behgjet Pacolli u ka kërkuar ndjekësve të tij në rrjetin social të konfirmojnë ardhjen e tyre në mënyrë që edhe ai të organizohet sa më mirë. Deri më tani rreth 3000 veta e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë event ndërkohë që Pacolli vazhdimisht në ftesat e tij u referohet të rinjve, sepse siç duket edhe koncerti do t’u dedikohet më së shumti atyre. /Blitz.al/