Ana Lika, një nga aktoret më të reja të humorit, dallohet për origjinalitetin e saj.

Konkurrente në “Dance with me”, Ana e tregoi fare qartë misionin e saj aty, të gjente një burrë. Në puntatat e tjera, aktorja tha se thirrja e saj në fillim të spektaklit kishte qënë vetëm diçka për të qeshur, sepse në të vërtet ajo e kishte dikë në krahë.

Advertisement

Por, sot gjatë provave për spektaklin e së hënës Anais ka publikuar një video ku shfaqet duke kërcyer me aktoren tjetër të humorit, Rudina Dembacaj dhe ka shkruar: Rudina po përgatitet për dasmën time, se si do kërcejë e çfarë do të thotë kur të vijnë krushqit.

A është kjo përsëri diçka për të qeshur pak apo Ana Lika do të martohet vërtetë së shpejti?