Janë arrestuar 4 nga 6 autorët e dyshuar për grabitjen spektakolare në Rinas javën e kaluar. Sipas burimeve të opinion.al, 2 prej të arrestuarve janë ish-efektivë Komando si dhe janë shoqëruar 10 persona të tjerë, gjatë operacionit masiv të zhvilluar sot në Vorë e Pezë.

Po kështu mësohet se Policia ka gjetur edhe një pjesë të parave të grabitura. Për të gjitha këto pati edhe një konferencë për shtyp nga autoritetet policore në orën 18:15. Gjithashtu është identifikuar nga policia edhe automjeti me të cilin grabitësit bënë transportimin e 3.2 milionë dollarë në Rinas.

Advertisement

Në operacionin, i cili po zhvillohet nga ajri dhe toka janë të angazhuar, forcat RENEA, FNSH dhe Policia e Tiranës.

Kujtojm se në deklaratën zyrtare pas grabitjes së ndodhur më 9 shkurt, policia tha se ishin 6-7 autorët e sulmit me armë ndaj dy blindave të një banke të nivelit të dytë, njëri prej të cilëve kishte shumën e parave.