Kemi një lajm shumë të bukur për ju! Ariana Grande dhe John Legend do të këndojnë së bashku në “Beauty And The Beast“, kolona zanore e filmit me metrazh të gjatë të Walt Disney. Pas bashkëpunimit me Stevie Wonder për kolonën zanore të “Sing“, Ariana Grande do të duetojë me një tjetër lëgjendë të muzikës kontemporane John Legend.  Ky është padyshim një rast shumë i bukur për këngëtaren por njëkohësisht edhe një përgjegjësi e madhe pasi 25 vite më parë kolonën zanore të filmit vizatimor “E bukura dhe Bisha” e kanë kënduar Céline Dion dhe Peabo Bryson.

E ndërsa ne jemi shumë kuriozë për bashkëpunimin Grande – Legend ja tek e keni versionin origjinal të këngës. Shijojeni!

Advertisement

DJu ka mJu