Ardit Gjebrea falenderon Aurela Gaçen

Nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, këngëtarja Aurela Gaçe u bën thirrje kolegëve të saj artistë, por edhe secilit që mundet, të kontribuojnë për një fëmijë të vogël të sëmurë. Aurela vetë është shprehur se asaj nuk i pëlqen t’i bëjë publike donacionet e saj, por këtë herë e ka parë të nevojshme për arsye informimi. Fill pas këtij postimi, Ardit Gjebrea ka ripostuar fotografinë e shpërndarë nga Aurela duke thënë se kjo e fundit e ka marrë disa herë në telefon për të kontribuar për raste që Ardit Gjebrea ka trajtuar tek “E diela shqiptare” dhe asnjëherë këngëtarja nuk ka dashur ta reklamojë gjestin fisnik. Për këtë ai është shprehur: “Zoti të bekoftë!”

Advertisement