Pas ndarjes së bujshme nga Brad Pitt, daljet në media të yllit të kinematografisë, Angelina Jolie, janë bërë shumë të rralla.

Megjithatë, kur ajo vendos të shfaqet në publik, nuk zhgënjen kurrë me pamjen e saj, pavarësisht se kohët e fundit në media qarkulluan disa foto ku ajo dukej shumë e dobët. Këtë herë ylli i Hollywood-it shkëlqeu me paraqitjen e saj gjatë “Festivalit të Filmit Aziatik” në Culver City të Kalifornisë.

Advertisement

Në të shumtat e rasteve e shohim të veshur në ngjyrën e zezë, por këtë herë Angelina ka shkëlqyer me një fustan të verdhë shumë të thjeshtë, dhe me shumë klas në të njëjtën kohë. Jolie mori çmimin “Rising Star Award” për filmin e saj “First They Killed My Father”.

Tani me siguri u bindët të gjithë që bukuroshja Jolie është shumë mirë dhe në super formë!