Angelina Jolie ka thyer heshtjen e saj dhe ka folur për herë të parë publikisht që pas lajmit të bujshëm për divorcin me Brad Pitt në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Ylli Hollywood-in është në Kamboxhia bashkë me fëmijët e saj për të promovuar filmin e ri. Gjatë një interviste ekskluzive për BBC News, 41 vjeçarja është pyetur në lidhje me divorcin e shumë përfolur, shkruan opinion.al.

Advertisement

“Nuk dua të flas shumë për këtë, përveç faktit se ka qenë një kohë shumë e vështirë. Ne jemi një familje, dhe gjithnjë do të jemi të tillë”- ka thënë dukshëm e prekur emocionalisht.