Angelina Jolie do të risjellë filmin hit të 40 viteve më parë

Aktorja Angelina Jolie  pritet të marrë  rolin e Lauren Bacall në filmin e famshëm “Murder on the orient express”, i cili do të xhirojë versionin e tij të ri, nën regjinë  e Kenneth Branagh. Filmi i Branagh, ashtu si edhe origjinali i Sydney Lumet, bazohet në novelën e vitit 1934 të  Agatha Christie, e cila trajton misterin e një vrasjeje dhe historinë e një dedektivi, Hercule Poirot, që përpiqet të zgjidhë  misterin e çështjes së ndodhur në bordin e një treni. Vetë Branagh do të luajë rolin e dedektivit, ndërkohë që Jolie është në bisedime e sipër për të luajtur personazhin e zonjës Harriet Hubbard, një nga pasagjerët e trenit që konsiderohet e dyshuar. Xhirimet priten të fillojnë në nëntor dhe mësohet se do të luhet në Londër dhe Maltë. Skenari i filmit është shkruar nga Michael Green. Kujtojmë se Angelina nuk është parë shpesh në ekran si aktore, këto kohët e fundit, pasi siç ka thënë ka në plan t’i dedikohet regjisurës.

Advertisement