SHARE

“Jam tek Juventusi, kam ende edhe nje vit e gjysme kontrate, ndihem mire. Kemi ende ndeshje per te luajtur e me pas do te diskutojme me klubin. Per momentin, ato cka shkruhen jane hamendesime”.

Keshtu eshte shprehur trajneri Massimiliano Allegri, per te stopuar komentet lidhur me te ardhmen e tij. Deklaratat jane bere ne konferencen e shtypit ne prag te ndeshjes ne transferte me Kaljarin.

Tekniku neser do te kete ndeshjen e 100-te ne pankinen e Juventusit. “Shpresoj qe te shkojme ne 300-te apo 400-te, theksoi ai, pasi tek Juventusi ndihem mire. Kur te shoh e te ndjej qe dicka nuk shkon mire, atehere do te vendos qe te largohem. Klubi duhet ta dije kete kete gje para te gjitheve”.

Advertisement

Leave a Reply