Albana Osmani në vëmendjen e Daily Mail

Kemi parë prej disa ditësh që Albana Osmani është nisur drejt Kanës për një mision lulediellor 🙂 Nuk e ka bërë për modë por me sa duket e kishte seriozisht kur tha se fushata “Ti je një luledielli” do të kalonte kufinjtë e Shqipërisë e do të bëhej një kauzë mbarëndërkombëtare.

Nga sa kemi kuptuar Albana ka qenë e ftuar në mbrëmjen prestigjoze gala të Harmonist gjatë Festivalit të Kanës për Fondacionin “You are a Sunflower ” dhe kjo prezencë nuk i ka shpëtuar radarit të prestigjozes DAILY MAIL. Kështu Albana renditet në foto-galeri së bashku me yje të tjerë ndërkombëtare si: Pamela Anderson, Kristin Scott Thomas, Lola Karimova-Tillyaeva, Princesha Camilla e Bourbon-Two Sicilies, Dukesha e Castro etj.

Advertisement

Pak më poshtë keni disa nga personazhet pjesëmarrëse në darkën gala. Shumë urime Albanaaaaaaaaa 🙂