SHARE

Alban Skënderaj ka vendosur të ndajë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale një nga arritjet e tij më të mëdha në karrierë, një projekt që i kalon të gjitha përmasat.

Albani do të mbajë një koncert me të njëjtin titull që ka pasur kënga e tij e parë e realizuar para 15 vitesh “Hapesira e një Ëndrre”. Për më shumë shikoni statusin e mëposhtëm.

“Miq, jam i lumtur t’ju njoftoj e te ndaj me ju nje nga arritjet me te rendesishme te karrieres time. “Hapesira e nje Endrre” eshte projekti qe vjen dhe tejkalon tashme permasat e nje koncerti klasik. “Hapesire e nje endrre” qe ende zgjerohet drejt pafundesise nisi egzaktesisht para 15 vitesh me realizimin e kenges time te pare ne studio me po te njejtin titull. Endrra ende vazhdon, por pjese e kesaj endrre keni qene e jeni dhe ju qe me dashurine tuaj i keni dhene jete e krahe te fluturoje. Ky do te jete me shume se Koncert, do te jete nje eksperience, nje hapesire per gjetur veteveten e per te shkembyer vetem energji pozitive me njeri tjetrin. Orkestra Simfonike e RTSH me nje Band profesionistesh do te nderthuren ne nje koncept modern dhe klasik e do te trasformojne gjithcka ne nje miks te magjishem notash dhe emocionesh. Rreth 2 ore muzike, te gjithe kenget e mia me te njohura, nga me vjetrat te me te rejat ne orkestrime me peshe e nje dimension te ri. Do te kete disa te ftuar speciale dhe shume surpriza qe publiku dhe skena te krijojne nje ure lidhese si asnjehere tjeter. Biletat shume shpejt do gjenden lehtesisht online dhe jo vetem per kedo. Shpejt do te kete informacione me te detajuara mbi gjithcka. Faleminderit”,- shkruan Albani në rrjetet sociale.

Advertisement

Leave a Reply