Aktori më tërheqës i serialit të famshëm televiziv “The Vampire Diaries” Ian Somerholder, është bërë baba për herë të parë.

Çifti mirëpriti vajzën e tyre të parë më 25 korrik, ndërsa së fundmi e bënë të ditur emrin e saj për media, transmeton Indeksonline. Reed dhe Somerhalder e emëruan vajzën me emrin Bodhi Soleil Reed Somerhalder.

Dyshja kanë treguar një muaj më parë se nuk do japin prononcim për media në 30 ditët e para dhe se do të shfrytëzojnë sa më shumë kohë vetëm ata të tre.