SHARE

Ndarja e Bleros nga aktorja Teuta Krasniqi në vitin 2014, pas 5 vitesh martesë bëri shumë zhurmë në rrjetet sociale dhe mediat online në atë kohë.

Nga ana tjetër, rreth një vit pas ndarjes ,Blero dhe Teuta u panë me partnerë të tjerë në krah, duke lënë në këtë mënyrë pas të shkuarën, por jo fjalët e fansave.
Në një intervistë të disa kohëve më parë, këngëtari i famshëm shqiptar Blero Muharrremi pohoi se e dashura e tij, modelja Afrona Dika dhe ish-bashkëshortja e tij, Teuta Krasniqi kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën e madje edhe shoqërohen së bashku, duke qenë se ai ka edhe një vajzë me aktoren. Mirëpo duke marrë parasysh menatalitetin e shqipëtarëve, kjo gjë duket e pabesueshme dhe e papranueshme për fansat, të cilët së fundmi kanë dalë hapur kundër Afronës pas një komenti që ajo bëri në një postim të Teutës në Instagram.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të vazjave, Teuta ka publikuar një foto të së bijave, për të cilën ka marrë shumë komente, ndër të tjera dhe nga Afrona që ka komentuar me dy ikona zemrash, të cilat i janë kthyer pas dhe nga vetë Teuta.

Kaq ka mjaftuar që disa komentues ta cilësojnë atë si të shtirur, pasi sipas tyre, Afrona në të vërtetë nuk ka respekt as për Teutën dhe as për vajzën e saj dhe të Bleros, Tarën, duke qenë se poston foto intime me Bleron.

Pavarësisht fjalëve dy vazjat nuk e kanë prishur terezinë duke mos replikuar me asnjë nga komentuesit.

Advertisement

Leave a Reply