Para disa javësh, këngëtarja Adelina Tahiri bëri me dije për publikun se prej disa kohësh është në një lidhje me një biznesmen dhe romanca e tyre po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mirëpo Adelina nuk e ka bërë publik identitetin e tij, ama nuk heziton të postojë foto me të në Instagram. Sigurisht që në vend të fytyrës, i ka vendosur një emoji, djalit me të cilin ajo është shumë e lumtur, të paktën kështu është shprehur.
“Më trajton si princeshë. Është lidhje e gjatë dhe serioze, dhe jam shumë e dashuruar. Si asnjëherë tjetër. Unë e kam gjetur princin, për mua është mashkulli ideal. Për të jam e përkryer”, ka treguar Adelina.

Advertisement

Në fakt të njejtën gjë tregojnë edhe fotot në rrjetet sociale. Këngëtarja ka postuar në Instagram një foto ku shihet një buqetë gjigande trëndafilash, dhuratë nga partneri. “Faleminderit dashuri! Të dua”,- ka shkruar e lumtur Adelina në mbishkrimin e fotos.