Të blesh “fake”? Në teori, të gjithë janë kundër, ashtu si para pesë viteve, në sondazhin e mëparshëm (edhe pse tregu është rritur, për shkak të rritjes së konsumit). Nëse do të gërmosh pak më thellë, veçanërisht te brezat e rinj do të kuptosh që të gjithë e dinë këtë instinktivisht. Tek europianët midis 15-24 vjeç, përqindja e atyre që blejnë bluza, atlete apo smartphone të rremë po rritet, sikurse dhe numri i atyre që shkarkojnë muzikë, video apo filma ilegalisht. Arsyeja?! Janë më të lira ose falas.

Këto rezultate, tha Presidenti i Zyrës së Pronës Intelektuale në BE, Antonio Campinos, e bëjnë të qartë se nevojiten më shumë aktivitete mbikëqyrëse. Megjithatë, qytetarët europianë janë të ndërgjegjshëm për këtë çështje, por ka vend për përmirësim.

Zyra e Pronës Intelektuale në BE sapo ka publikuar sondazhin më të fundit që ka kryer me një kampion prej 26 mijë qytetarë europianë të intervistuar mbi 15 vjeç.

Europianët kundër imitimeve (të paktën në teori)

Edhe pse në një kohë kur ka recesion ekonomik, i cili ushtron presion mbi buxhetet e familjeve, 97% e të intervistuarve, teorikisht, bien dakord se shpikësit, krijuesit, dhe artistët duhet të mbrojnë pronën e tyre dhe të marrin shpërblimin që ju takon prej saj. Për më tepër, 7 nga 10 europianë besojnë se asgjë nuk e justifikon blerjen e një malli “fake”, ndërkohë që 78% e tyre janë të mendimit se blerja e imitimeve rrezikon tregtinë dhe punësimin. Europianët duket se janë të ndërgjegjshëm për rrezikun e vendeve të punës dhe të ekonomisë që vjen nga tregu i imitimeve.

Teoria dhe praktika, jo gjithmonë puqen

Megjithatë europianët po shfaqin një pranim në rritje të fenomenit të jashtëligjshëm. 24% e europianëve (6% më shumë se në 2013-ën) besojnë se është e pranueshme të blesh imitime kur origjinali nuk është në vendet ku ato jetojnë dhe 27% e qytetarëve (3% më shumë se pesë vite më parë mendojnë se veshjet origjinale janë shumë të shtrenjta. Për më tepër, personat midis moshës 15-24 vjeç janë më pak të bindur për efektet e dëmshme të imitimeve. 31% besojnë se është e pranueshme që të zotërojnë një përmbajtje ilegalisht dhe 30% e pranojnë se kanë shkarkuar ilegalisht këngë, video apo filma gjatë vitit të fundit.

Gjithnjë e më shumë konfuzë

Gjithnjë e më tepër po shtohet konfuzioni se çfarë e bën një burim të ligjshëm apo të paligjshëm. 24%e të intervistuarve kanë dyshime mbi ligjshmërinë e burimit, kjo përqindje tek të rinjtë është 45%. Për më tepër, 10% e të intervistuarve raportuan se janë mashtruar gjatë blerjes, ndërsa 35% nuk e dinin nëse produkti qe blenë ishte origjinal apo imitim.

Digitalb KUDO Article AD

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here