Julian Nagelsmann, trajner i Hoffenheim, eshte trajneri me i ri ne nje kampionat te madh evropian, qe eshte zgjedhur ne moshen 29-vjecare trajneri i vitit nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB), qe e ka dorezuar trofeun mbremjen e te henes.

“Kam mbetur pa fjale, kur jam vetem nje debutant”, reagoi Nagelsmann, ekipi i te cilit mban vendin e 4-t ne kampionatin gjerman, duke u cilesuar si surpriza e kampionatit.

Advertisement

Thomas Tuchel, aktualisht trajner i Dortmund, ka marre cmimin e karrieres.

Trajneri i ri ka marre ne shkurt te 2016 drejtimin e ekipit te pare te Hoffenheim, me vetem nje trofe, ate te titullit te kampionit te Gjermanise si trajner i ekipit U-19.

Ekipi atehere mbante vendin e 17-te ne klasifikim.

Pasi shmangu renien ne kategoria vitin e kaluar, Nagelsmann e ka udhehequr mjeshterisht Hoffenheim kete sezon, duke e cuar mes ekipeve qe luajne per nje vend ne podium.

Ish-mbrojtes impostues (1,90 m), i demtuar rende ne nje gju ne moshen 20-vjecare, ai nisi karrieren profesionale, duke marre shembullin e Thomas Tuchel. Ne ate kohe ai ishte trajner i ekipeve te te rinjve te Augsbourg, nderkohe qe Tuchel e mori si asistent.