SHARE

Dy duzina me manjatë u dyndën në skenë për një foto, gjatë 100-vjetorit të Forbes – pasuria e të cilëve po t’i mblidhje, arrinte 1 miliard.

Në foto ishte edhe miliarderi Warren Buffett, gjithashtu reperi Sean P Diddy Combs, i cili vlen 608 milionë funta, manjati Vegas Steve Wynn, pronari i Cowboys Jerry Jones dhe sipërmarrësi Philip Anschutz etj.

Në ngjarjen e mbrëmjes së të martës ishin të pranishëm miliarderë me peshë të rëndë, të cilët ishin mbledhur në Manhatan Pier Sixty për të festuar përvjetorin e revistës së njohur të biznesit.

Një edicion i veçantë i revistës, duke përmendur 100 nga mendjet më të mëdha të biznesit në botë, është publikuar kohët e fundit, me miliarderin Buffett në kopertinë.

Duke folur për turmën e pasur në gala, Buffett tha se kishte një pikëpamje pozitive për të ardhmen e SHBA, duke thënë: “Sa herë që dëgjoj njerëzit që flasin pesimistë për këtë vend, mendoj se ata janë jashtë mendjes”.

Nata përfshinte një shfaqje nga Stevie Wonder, i cili u bashkua në skenë nga vetë Buffett.

Advertisement

Leave a Reply