Garda Civile spanjolle ka shpallur sot në kërkim më shumë se 100 klientë që janë larguar në turmë pa paguar faturën pas një banketi në një restorant në veri të Spanjës.

“Ata ishin duke vallëzuar më pas krejt papritur janë zhdukur. Brenda një minute, 100 persona u larguan”, tregon pronari i hotel restorant ”Carmen” në Bembibre, rreth 400 kilomtra në veriperëndim të Madridit, ndërsa të hënën u shfaq me një faturë të papaguar prej 2 000 eurosh.

Advertisement

“Punonjësit e restorantit nuk kanë mundur t’i ndalojnë. Nuk mund të bëje asgjë për aq kohë, ata ishin shumë””, sqaroi Antonio Rodriguez për radion ”Cadena Ser”.

Policia nuk ka dashur të konfirmojë se bëhet fjalë për shtetas të vendeve të Lindjes, siç shkruan media lokale.

”Ata nuk janë me kombësi spanjolle”, deklaroi një zyrtar i xhandarmërisë.

“Ne e dimë pak a shumë se cilët janë, rezultatet nuk do të vonojnë të dalin”, siguroi ai.